Republika Demokratike e Kongos ka konfirmuar rastin e parë të Ebola-s në qytetin lindor të Gomës, një shtëpi për më shumë se një milion njerëz.
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një pastor testoi pozitiv për virusin në një qendër në Goma pasi mbërriti atje me autobus të dielën.
Ministria thotë se rreziku i përhapjes së sëmundjes është i ulët.
Më shumë se 1,600 njerëz kanë vdekur që kur shpërthimi i Ebola-s filloi në Kongon lindore një vit më parë.
Pastori udhëtoi 200 kilometra në Goma me autobus nga Butembo, ku ai kishte qendruar me njerëz të prekur nga Ebola.
“Për shkak të shpejtësisë me të cilën pacienti është identifikuar dhe izoluar, si dhe identifikimin e të gjithë pasagjerëve nga Butembo, rreziku i përhapjes në pjesën tjetër të qytetit të Gomës mbetet i ulët” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Kongo.
Gjithashtu u tha se shoferi i autobusit dhe 18 udhëtarët tjerë do të vaksinoheshin.