Shpërthimi i fishekzjarrëve – lëndohen tre fëmijë në Fushë Kosovë

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Tre fëmijë kanë pësuar lëndime ditën e diel në Fushë Kosovë, si pasojë e shpërthimi të disa fishekzjarrëve.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:20.

“Raportohet se tre fëmijë dy meshkuj dhe një femër kosovare kishin pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të disa fishekzjarrëve që i kishin gjetur në një kontejner të mbeturinave”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në trajtim mjekësor në QKUK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme