Shpërthimi i rrjetit të ujit shkakton përmbytje në Londër

Prishtinë | 08 Gus 2022 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim tubacionesh ka shkaktuar përmbytje të hënën në Londër.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në vendngjarje në lagjen veriore të Islington, ndërsa zjarrfikësit e konsideruan si përmbytje cunami, shkruan Sky News të hënën.

Në disa vende thellësia e ujit arriti deri në 2 ose 4 metra, por deri më tani nuk është konstatuar asnjë i lënduar ose i vdekur.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i rikthyer gjërat në normalitet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe po kontaktojmë në mënyrë proaktive me të gjithë në zonën e prekur, kështu që ne mund të sigurohemi që t’u japim ndihmën dhe mbështetjen që ata kanë nevojë“, ka thënë një zëdhënës i kompanisë “Thames Water”.

Shumë rrugë janë mbyllur, ndërsa banorëve u është kërkuar të evidentojnë daljet e tyre.

Me kalimin e orëve situata po normalizohet me ndihmën e 70 zjarrfikësve që ndodhen në zonë, ndërsa niveli i ujit po ulet.

Të ngjashme