Shpërthimi në Kçiq, Peci viziton në QKUK të lënduarit nga bombola e gazit

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, të hënën i ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi në Kçiq të Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

Peci i cili me prejardhje është nga ky qytet, u ka ofruar mbështetje, teksa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.

Në këtë shpërthim u lënduan 15 persona të një familje. Katër prej tyre aktualisht janë në mjekim intensiv.

Të ngjashme