66 persona kanë vdekur dhe 76 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të ndodhur në një rafineri nafte në Meksikë.
Numri i personave të vdekur nga shpërthimi i një rafineri të naftës në Meksikë ka shkuar në gjithsejtë 66.
Ngjarja ka ndodhur në Hidalgo, ndërsa numrin e personave të vdekur e ka konfirmuar guvernatori i këtij shteti.
Dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e asaj se dikush kishte tentuar që të vidhte një sasi të konsideruar nafte.
Ndërkohë edhe 76 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.