Kryetari i Kaçanikut shpreh ngushëllime për 24-vjeçaren që vdiq në Komoran

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesi i së martës rezultoi tragjik për 24-vjeçaren Rea Raka, e cila humbi jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në afërsi të Komoranit.

Për vdekjen tragjike të së resë nga Kaçaniku, ka shprehur ngushëllime kryetari i kësaj komune, Sabedin Vishi.

Përmes një telegrami ngushëllimi, Vishi shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e 24-vjeçares.

“Bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. Kujtimi për të qoftë i përjetshëm, ndërsa shpirti i saj u prehtë në paqe në botën e amshueshme”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Kujtojmë se në këtë aksident u lënduan edhe tre persona të tjerë. Sipas informacioneve, të gjithë ishin familjarë dhe po ktheheshin nga Aeroporti i Tiranës në momentin kur ndodhi aksidenti.

Të ngjashme