Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë, Muharremaj apelon për kujdes

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 17:21 | Nga Ekonomia Online

Stuhia e fortë që ka përfshirë komunën e Suharekës ka shkaktuar dëme në qytet dhe në disa fshatra përreth.

Përmes një postimi publik, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bëri të ditur se si pasojë e motit të lig janë evidentuar dëmtime në zona të ndryshme të komunës.

“Nga stuhia e fortë ka disa dëmtime në qytetin e Suharekës dhe fshatra me rrethinë. Apelojmë për kujdes”, ka shkruar Muharremaj.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar deri në stabilizimin e situatës, ndërsa autoritetet pritet të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga stuhia.

Të ngjashme