Autorja malteze Sandra Hili Vassallo promovon në Prishtinë librin për fëmijë “Mikelini”

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Konsullata e Nderit e Republikës së Maltës ka prezantuar librin për fëmijë “Mikelini” të autores malteze Sandra Hili Vassallo, raporton Ekonomia Online.

Autorja Vassallo, tregoi se ky libër fitoi Çmim Ndërkombëtar të Librit dhe tashmë u përkthye edhe në gjuhën shqipe.

“Mund t’ju them se e dua shumë këtë libër, sepse për pak sa nuk u botua. Për arsye teknike, pothuajse nuk do të publikohej, por në fund u botua.Ai fitoi edhe Çmimin Kombëtar të Librit dhe është përkthyer në italisht, arabisht, turqisht dhe tani edhe në shqip. Kjo është një nder i madh për mua dhe jam shumë e lumtur që do ta ndaj me edhe më shumë fëmijë”, u shpreh ajo.

Autorja tregoi se këto histori ishin histori që ajo u tregontë fëmijëve të tyre kur ishin të vegjël, histori të cilat ishin qesharake.

“Në fakt, këto tregime, “Mikelini” dhe një seri tjetër tregimesh, “Imeldina”, ishin histori që ua tregoja fëmijëve të mi kur ishin të vegjël, para se të flinin. Nëse arrinin të flinin, sepse historitë ishin aq qesharake sa përfundonin duke qeshur. Më pas fillova t’i shkruaja këto tregime, sepse gjithmonë kam dashur të shkruaj. Shpresoj shumë që ta shijoni leximin e këtij libri, por edhe të librave të tjerë, në çfarëdo gjuhe, sepse jam e sigurt që po mësoni edhe gjuhë të tjera. Leximi është një thesar. Është një thesar që e fitojmë që në fëmijëri dhe rritemi bashkë me të”, tha ajo.

Autorja shpresoi që një ditë edhe fëmijët e pranishëm të shkruajnë historitë e tyre, duke theksuar se kur ishte e vogël kishte dëshirë të bëhej shkrimtare.

“Shpresoj gjithashtu që një ditë edhe ju të shkruani historitë tuaja. Ose ndoshta do t’i ilustroni vetë ato. Ilustrimet në këtë libër nuk janë të miat; ato janë bërë nga një artiste italiane. Unë kam dashur të bëhem shkrimtare që kur isha një vajzë e vogël. Sot kam pasur fatin t’i shoh librat e mi të botuar, dhe një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës sime është t’i ndaj ato me lexuesit e mi të rinj”, përfundoi ajo.

Të ngjashme