Shpronësohen pronat që preken nga projekti për zgjerimin e mihjes

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 12:34 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar tutje kërkesën për shpronësim të pronës së paluajtshme e cila preket nga realizimi i projektit për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Fatmir Matoshi, ka propozuar që të miratohet kjo kërkesë e cila ishte e KEK-ut.

“Bazuar në kërkesën e KEK-ut propozoj me marr vendim që të miratohet shqyrtimi i mëtejmë që preket për realizimin e projektit për zgjerim për prodhim te energjisë elektrike zonë kadastrale Shipitulle”, u shpreh Matoshi.

Të ngjashme