Në 24 orët e fundit janë shënuar dhe 3 viktima të tjera nga koronavirusi. Në një njoftim për mediat Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën me dije se tashmë numri i atyre që kanë humbur betejën me virusin ka shkuar në 373.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, 3 qytetarë, një 71 vjeçar nga Divjaka, një 79 vjeçar nga Korça, një 83 vjeçar nga Gramshi me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet me dije se janë 70 të shëruar dhe 124 raste të reja në 24 orët e fundit. “57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 10 të prekur në Krujë, 8 në Fier, 4 të prekur në Korçë, Lezhë, Vlorë, Berat, Gramsh, 3 në Shkodër, Pogradec, 2 në Durrës, Delvinë, Dibër, 1 rast në Kamëz, Patos, Cërrik”, njofton ministria.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2