Shqipëri, 4 viktima dhe 168 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 11 Tet 2020 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë humbur jetën, 168 raste të reja dhe 94 pacientë janë shëruar – ky është bilanci i situatës së krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Në një komunikatë të përditshme, Ministria e Shëndetësisë deklaroi:

“Janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”.

Më tej shtoi:

” Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, dy 67 vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68 vjeçar nga Kuçova . Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19″./tch

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme