Rekord të infektuarish me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë infektuar 489 persona, nga 1954 testime ditore që u bënë.
Rastet pozitive janë identifikuar 89 raste në Tiranë, 41 raste në Korçë, 38 raste në Lushnje, 31 raste në Krujë, 28 raste në Durrës, 26 raste në Gjirokastër, 24 raste në Fier, 18 raste në Shkodër, Lezhë, 16 raste në Kurbin, 14 raste në Malësinë e Madhe, 13 raste në Vlorë dhe Gramsh, 12 raste në Tropojë, Sarandë, Kuçovë, 11 raste në Librazhd, 9 raste në Kukës dhe Pogradec, 8 raste në Kavajë, 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakastër, Tepelenë, 5 raste në Mat, 4 raste në Përmet, 3 raste në Devoll, Mirditë, Kolonjë, 2 raste në Skrapar, nga 1 rast në Has, Bulqizë, Peqin.
Numri në total i të infektuarve ka shkuar në 23.210.
Për fat të keq, 6 persona nuk mundën të fitonin betejën me sëmundjen dhe ndërruan jetë si pasojë e koronavirusit.
Viktimat janë një 66-vjeçare nga Durrësi, një 70-vjeçar nga Kukësi, dy 75-vjeçarë nga Tirana, një 79-vjeçar nga Elbasani dhe një 81-vjeçar nga Kavaja.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 165 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,861 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID po trajtohen 350 pacientë, 9 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.