Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 35 vjeçe, një qytetar nga Tirana 80 vjeç.
Janë shëruar 293 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,758 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (31 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 708
Të shëruar në 24 orë 293
Të shtruar në spitale 90
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 4485
Testime totale 1,483,121
Raste pozitive 210,224
Raste të shëruara 200,758
Raste Aktive 6,249
Humbje jete 3,217