Shqipëri: Plagosja e 4-fishtë te Presidenca, arrestohet autori

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 17:27 | Nga

Është arrestuar një person si i dyshuar i plagosjes së katër studentëve paraditen e sotme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Presidencës. Në pranga është vënë Henri Karaj, 20 vjeç, banues në Tiranë.

“Rreth orës 11:40 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J.Ll., 18 vjeç F.Ll. 18 vjeç, (J.Ll dhe F.Ll, ajnë djem xhaxhallarësh) K., D., 19 vjeç dhe K. M., 19 vjeç, njoftoi Policia. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të plagosjes me dashje, shtuan të njëjtat burime.

Dyshimet paraprake të policisë janë se konflikti që solli plagosjen e të rinjve e ka zanafillën në motive banale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme