Shqipëri, vodhi 30 mijë euro nga një klient, përfundon në burg drejtori i bankës

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg ish-drejtorin e një filiali banke tregtare në Tiranë, Florant Nako.

Ky i fundit u zbulua se kishte vjedhur 30 mijë euro nga llogaria e një klienti duke keqpërdorur të dhënat e tij.

Pas vjedhjes, Nako kishte lënë punën në bankë duke u nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kur u kthye është mbajtur nën vëzhgim nga agjentët e policisë, raporton Abc News.

Nako po hetohet nëse ka kryer edhe vjedhje të tjera në bankë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme