Shqipëria ashpërson Kodin Penal: Burg deri në dhjetë vjet kush keqtrajton gruan në sy të fëmijëve

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhet më 16 prill, ndërsa në rend dite parashikon të kalojë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në Kodin Penal.

Deputetët e Kuvendit pritet të votojnë masa shtrënguese për qytetarët që thyejnë karantinën, aktet normative të qeverisë si anti-KÇK-ja, ligjin e pronave të kthyer nga Presidenti i Republikës, por edhe disa pjesë të tjera që lidhen me dhunën në familje dhe sekuestrimin e pasurive të paluajtshme nga operacioni Forca e Ligjit, i njohur ndryshe si OFL-ja.

Euronews Albania ka siguruar projektligjet, të cilat parashikojnë masa të forta ndëshkuese për abuzuesit dhe fajtorët e dhunës në familje. Sipas draftit të propozimeve, cilido person që ushtron dhunë në familje, sidomos në prani të fëmijëve, do të dënohet me burg deri në 10 vjet.

“Kanosja serioze për vrasje ose plagosje e rëndë, ndaj personit që është bashkëshortit, ish-bashkëshortit, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, me pasojë cenimin e integritetit psikik të tij, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet. Plagosja e kryer me dashje, ndaj personit që është bashkëshortit, ish-bashkëshortit, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt ose lidhje apo ish-lidhje intime me autorin e veprës penale, që ka shkaktuar paaftësi të përkohshme në punë më tepër se nëntë ditë, dënohet me burgim një deri në pesë vjet burg. Për këto vepra, të kryera në mënyrë të përsëritur, ose në prani të fëmijëve, dënohet nga dy deri në dhjete vjet burgim”, thuhet në draft.

Pas miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë, këto ndryshime pritet të hyjnë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme