Shqipëria e pret Anglinë në kërkim të fitores së parë ndaj saj, formacionet zyrtare

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Shqipëria do ta kërkojë fitoren e parë kundër Anglisë në historinë e ekipit kombëtar, kur të përballet me të sonte në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022.

Kombëtarja kuqezi është nikoqire e Anglisë në stadiumin “Air Albania” në orën 18:00, në ndeshjen e xhiros së dytë të Grupit I kualifikues për Botërorin e Katarit.

Shqipëria është ende në kërkim të fitores së parë kundër Anglisë, pasi i ka humbur të gjitha katër takimet e mëparshme me tre luanët.

Të dy kombëtaret e nisën mirë fushatën kualifikuese ditë më parë, duke i fituar ndeshjet e tyre hapëse.

Anglia e shkatërroi 5:0 San Marionin, derisa Shqipëria e mundi 1:0 Andorrën.

Eduardo Reja ka vendosur të luajë me skemën 4:3:3, kundër një Anglie të fuqishme.

Uzuni, Cikalleshi dhe Broja do ta udhëheqin sulmin kuqezi.

Formacionet zyrtare:

Shqipëria:

Anglia:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme