Këto janë disa prej fotografitë te realizuara nga shkrimtari dhe ushtaraku britanik, Vandeleur Robinson, i lindur në vitin 1902 dhe i cili vdiq në vitin 1990.
Fotografitë janë pjesë e serisë së storieve përmes fotografisë i sjell gazetari Milot Hasimja në Ora 7 në Klan Kosova.
Në vitet 1930, Robinson-i punoi në Lidhjen e Kombeve si organizator rajonal për Evropën juglindore.
Aty u njoh me gruan e tij të dytë, gazetaren britanike Clare Hollingworth. Muajin e mjaltit çifti e kaloi në Ballkan, ku Robinson-i shkoi përsëri dhe qëndroi disa muaj përpara se të fillonte Lufta e Dytë Botërore.
Ishte pikërisht gjatë kësaj kohe kur vizitoi edhe Shqipërinë për herë të parë. Kjo vizitë shërbeu si frymëzim për Robinson-in për të shkruar librin e tij, “Rruga e Shqipërisë drejt Lirisë”, Londër 1941. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Robinson-i shërbeu si kapiten në ushtrinë britanike ku, me sa duket punoi për organet e zbulimit.
Erdhi në Shqipëri në tetor të vitit 1944, ku takoi udhëheqësit e ardhshëm komunistë. Në mars të vitit 1945, Robinson-i ishte atashe shtypi në misionin ushtarak britanik në Tiranë.
Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Shqipëri, si vëzhgues i huaj diplomatik, ai pati mundësi të merrte pjesë në Gjyqin Special të zhvilluar kundër gjashtëdhjetë përfaqësuesve të regjimit para-komunist, gjatë të cilit të pandehurve iu dhanë dënime të ashpra me vdekje, ose me burgim të gjatë si kriminelë luftë dhe armiq të popullit.