Shqipëria me ndryshime në formacion për ndeshjen e ardhshme miqësore ndaj Ukrainës.
Pas humbjes 3-0 ndaj Kosovës, Christian Panucci ka rënë “pre” e kritikave të shumta edhe pse e ka mbajtur të gjithë fajin për vete.
Por tashmë tekniku italian është fokusuar në ndeshjen kundër Ukrainës që pritet të zhvillohet të dielën dhe siç mësohet Panuccika bërë ndryshime në formacionin e skuadrës.
Në portë përsëri do të jetë Etrit Berisha, reparti i mbrojtjes do të përbëhet nga katërshja Hysaj, Mavraj, Gjimshiti dhe Veseli.
Ermir Lenjani do të rikthehet në formacion dhe do të jetë në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa në të djathtin Odise Roshi.
Ylber Ramadani dhe Sabjen Lilaj do të jenë mesfushorët qendrorë, derisa në sulm i vetëm është Rey Manaj.