Shqipëria goditet nga një tërmet 3.5 shkallë

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Para pak minutave Shqipëria është goditur edhe nga një tërmet tjetër.

Tërmeti ka ndodhur 36 kilometra në afërsi të Tiranës derisa ka qenë me magnitudë 3.5 shkallë.

Pas tërmetit shkatërrues të ditës së martë, Shqipëria është goditur disa herë nga tërmete tjera.

Një orë më parë, një tërmet me 3.4 shkallë ka goditur në afërsi të Tiranës.

Një tjetër me 3.2 shkallë ndërkaq ka ndodhur 2 orë më herët.

Gjatë gjithë natës ka pasur edhe goditje tjera. Rreth orës 04:00 një tërmet 3.4 shkallë ka ndodhur 38 km në afërsi të Tiranës, transmeton gazetaexpress.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme