Shqipëria goditet nga një tjetër tërmet

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 09:14 | Nga

Shqipëria vijon të mbetet një vatër e “nxehtë” për sa i përket tërmeteve.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave mbrëmjen e djeshme një tjetër lëkundje është regjistruar në zonën e Gjirit të Lalzit.

Tërmeti ka ndodhur pak pas mesnate, me epiqendër 11 km thellëzi në bregdet.

Ai ishte i magnitudës 2.1 ballë i shkallës rihter dhe pa pasoja materiale apo njerëzore.

Këtë verë mund të kenë tronditur Shqipërinë mbi 1 mijë tërmete, ndërsa disa raste lëkndjet kanë qenë të konsiderueshme, madje në dëme të mëdha materiale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme