Shqipëria importon peshk nga Kosova

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 08:30 | Nga

Shqipëria me një hapësirë detare të konsiderueshme dhe me një vijë bregdetare prej 476 kilometrash, me një numër të madh lagunash, lumenjsh dhe liqe natyrorë (247) e artificialë (800) si dhe vendi i dytë në Evropë për rezervat ujore, importon peshk e produkte nënujore në 49 shtete të botës, përfshirë edhe Kosovën.

Gjatë vitit 2017, Shqipëria ka importuar peshk dhe produkte të tjera nënujore prej 19 mijë tonelatash, ose rreth 62 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.

Lista e importit kryesohet në vlerë e në peshë nga Spanja, për të vijuar me Kroacinë, Grenlandën, Italinë, Kanadanë, Greqinë. Ndërkohë që në mesin e 49 shteteve përfshihet edhe Kosova dhe Maqedonia që nuk kanë det.

Shqipëria ka importuar në Kosovë peshk në një sasi prej 3 tonelatash me një vlerë prej 1.655.103 lekësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme