Shqipëria ka hapur sezonin turistik, pamje të bukura nga Vlora

Prishtinë | 13 Maj 2017 | 10:17 | Nga

Shqipëri destinacioni shumë i pëlqyer për turistët për të kaluar pushimet verore në bregdetin e saj, ka hapur sezonin e sivjetmë.

Pamjet e bregdetit shqiptar janë një perlë e Shqipërisë, e cila ka një numër shumë të madh të vizitorëve të huaj, përfshirë këtu edhe qytetarët kosovarë, të cilët pikë turistike i kanë Velipojën, Shëngjinin, Sarandën, Vlorën, Durrësin, por edhe vende tjera historike.

Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë, dhe është qyteti i dytë më i madh portual pas Durrësit, i cili është shumë i vizituar nga kosovarët e më gjerë.

Hapjen e sezonit turistik të Vlorës e ka njoftuar edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë kolazh fotosh nga java e çeljes së sezonit turistik në Vlorën që po rilind, më tërheqëse dhe më mikpritëse se asnjëherë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme