Historiani Bujar Dugolli ka folur për vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Serbi dhe për deklarimet e tij për Kosovën.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Dugolli e ka çmuar lart vizitën e kryeministrit shqiptar në Serbi dhe kërkesën e tij për njohjen e shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se përderisa Serbia vazhdon ta ketë këtë lloj qasje ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj, është e pamundur t’i iket debatit për Kosovën.
“Raportet në mes të shqiptarëve dhe serbëve kanë impakte edhe në çështjen e Kosovës dhe trajtimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran. Prandaj është shumë normale që në këtë rast kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të interesohet për çështjen e Kosovës, sepse relaksimi i marrëdhënieve në mes të Shqipërisë dhe Serbisë e ndihmon edhe çështjen e Kosovës, si dhe kuptimin e realitetit të ri që sot ka Kosova. Këtë realitet ende nuk po arrin ta kuptojë Beogradi”, është shprehur Dugolli, duke shtuar se kërkesa e Ramës për njohje të pavarësisë nuk ka të bëjë me përzierje dhe tentim të mënjanimit të rolit të Prishtinës karshi Serbisë.
Në këtë kontekst, ai i ka quajtur të panevojshme reagimet e zyrtarëve të Kosovës ndaj kryeministrit Rama. “