Shqipëria e Kosova do të ndeshën sot ndërmjet vete në një sfidë vëllazërore që do t’u shpërbejë dy trajnerëve edhe si parapërgatitje për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.
Vëllezërit do të zbresin në stadiumin “Elbasan Arena” nga ora 16:00 për ta zhvilluar këtë ndeshje e cila është e katërta me radhë që nga paslufta.
Ndeshja ani pse miqësore ka zgjuar interesim të madh, derisa bastoret kanë dhënë vlerësimin e tyre.
Shqipëria vazhdon të mbetet favorite e madhe përballë Kosovës, ku fitorja e saj është vlerësuar me 2.40, ndërsa ajo e Kosovës është rritur shumë.
Më herët Kosova që kishte kuotën për fitore 2.85 sot e ka 3.10. Barazimi vlerësohet me 3.00.