Shqipëria e ka nisur me humbje fushatën kualifikuese për Euro 2024. Ajo u mposht me 1:0 nga Polonia.
Dueli ishte i baraspeshuar, ku të dy skuadrat kishin mundësi të shumta shënimi.
Shqipëria rrezikoi portën dy herë në pjesën e parë, por nuk ishin tentime serioze.
Polonia kishte mundësi të mira po ashtu, dhe më pas, në minutën e 41-të, shënuan golin, ku Kaminski goditi shtyllën nga distanca, dhe Swiderski shënoi me fat në mes të këmbëve të Strakoshës.
Pjesën e dytë, Shqipëria e filloi vrullshëm, duke rrezikuar portën me anë të Sokol Cikalleshit e Kristjan Asllanit, por pritjet e Szczesny-t nuk i lejuan kuqezinjëve golin e barazimit.
Më pas, Lewandowski kishte një mundësi fantastike po ashtu, por një nga mbrojtësit shqiptar e larguan topin nga porta.
Së fundmi, në minutën e 87-të, Shqipëria pati një mundësi shumë të mirë me Myrto Uzunin goditja e këtij të fundit doli jashtë.
Pavarësisht humbjes, Shqipëria pati një performancë shumë të mirë, dhe dueli i radhës i tyre do jetë kundër Moldavisë më 17 qershor.