Shqipëria me masa të shtuara në Rinas për linjat me Italinë, matet temperatura e çdo udhëtari

Prishtinë | 24 Shk 2020 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Masa të shtuara mbrojtëse kanë filluar të ndërmerren në aeroportin e Rinasit, në Portin e Durrësit dhe atij të Vlorës pas paraqitjes së Coronavirusit në Itali.

Udhëtarëve nga Italia po u matet temperatura, si masë parandaluese.

Ndryshe, deri tani katër viktima nga Coronavirusi janë raportuar në Itali.

Lombardia është rajoni me rastet më të regjistruara dhe për këtë arsye pikërisht këtu masat janë më të ngurta, raporton TCH.

Guvernatori Attilio Fontana urdhëroi mbylljen e shkollave, ambientet e hapura në mbrëmje dhe pezullimin e ngjarjeve sportive dhe kulturore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme