Shqipëria në sytë e një çifti gjerman

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 09:03 | Nga

Në masë të madhe janë çekë, polakë, austriakë, ukrainas, por nuk mungojnë gjermanët dhe holandezët. Pjesa tjetër janë kryesisht emigrantë të mbërritur nga Evropa, që kalojnë pushimet si dhe kryeqytetasit, të cilët kanë banesat në këtë zonë.

Në rreshtin e parë të çadrave gjendet një çift gjermanësh, të cilët me dashamirësi na presin në çadrën e tyre të pushimit. Karin Namen është një turiste 55¬vjeçare, e cila për herë të dytë së bashku me bashkëshortin e saj kalojnë pushimet e tyre në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Me origjinë nga Bosnja, lindur në Frankfurt, turistja gjermane ka një sërë përshtypjesh për vendin tonë dhe kryesisht plazhin e Durrësit, për ushqimet, për klimën për atë çfarë ne u ofrojmë të huajve. Në një intervistë për “GSH”, Namen tregon se si e shikon vendin tonë. Zonja Namen, pse keni zgjedhur të pushoni në Durrës, tek Shkëmbi i Kavajës?

Ky është një plazh i mrekullueshëm! Qyteti, njerëzit, të gjithë janë të mrekullueshëm, për këtë arsye kam ardhur për herë të dytë në Durrës. Do të qëndrojmë së bashku me bashkëshortin 7 ditë.

Nga jeni, ku banoni?

Ne jetojmë në Frankfurt, me origjinë jemi nga Bosnja. U nisëm nga Gjermania, dolën në Bosnjë, hymë nga kufiri me Malin e Zi në Shkodër. Vizituam Shkodrën, Tiranën, Krujën dhe më pas erdhëm në plazh, ku do të qëndrojmë 7 ditë. Në të gjitha vizitat që kemi bërë në qytetet shqiptare, jemi mrekulluar, sepse njerëzit janë shumë të dashur e mikpritës.

Po çmimet si ju duken? Sa shpenzoni në ditë?

Kjo është e bukura juaj. Këtu gjithçka është shumë lirë. Ne nuk shpenzojmë dot as 100 euro në ditë. Shpenzojmë pak, ndërkohë që shkojmë dhe hamë mish të freskët të pjekur te një lokal në Kodër, ose peshk të freskët në restorant.

Gjithçka që do është në plazh, që prej frutave të freskëta, perimeve etj. Këtu nuk të duhen shumë para. Kuptohet që këtu nuk është Bahama as Sent Sheile, është Albania.

Pse e doni këtë plazh?

Këtu ka hotele të mira, me staf që kujdeset për klientët e tyre në maksimum. Ne e shikojmë në sytë e të gjithë njerëzve që na duan. E shikojmë që bëjnë maksimumin për të na kënaqur dhe kjo është shumë e veçantë, është një nga vlerat që keni ju si shqiptarë.

Çfarë ndryshimi ka plazhi tek ne nga vendet ku ju keni qenë më parë?
Kam qenë në Egjipt, Turqi, Tunizi, në Itali e Mal të Zi me pushime si familje. Atje kujdesen njësoj si për plazhin, ashtu edhe për pishinat.

Tek ju shikoj që kujdesi për pishinat është i madh, ka roje sigurie, gjë që nuk ndodh në det. Mendoj që me të njëjtin rigorozitet duhet të kujdesen njerëzit edhe për pastërtinë e detit. Duhet të jetë më i pastër deti, ashtu si pishinat.

Zonjë, çfarë do t’u thoshit të gjithë atyre që flasin keq për natyrën dhe plazhin në Durrës?
Kjo është shumë e shëmtuar e patolerueshme. Strukturat e shtetit të qeverisjes lokale dhe operatorët turistikë duhet të reagojnë ndaj fushatave denigruese.

Jo në pak raste, të tilla fushata denigruese bëhen nga grupe apo qarqe të caktuara, me interesa klienteliste të ngushta e të drejtpërdrejta, në një zonë tjetër turistike. Të tilla reklama të këqija duhet të ndalohen.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme