Shqipëria “ngel në klasë” për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale

Prishtinë | 29 Jan 2019 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Indeksi “Jashtë Hijeve” i liderit global The Economist Intelligence UNIT, në

analizën e tij mbi 40 vende të botës, i jep zero pikë Shqipërisë për mekanizmat jofunksionalë të saj për

mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe dhuna seksuale. Në renditjen globale, Shqipëria zë vendin e

26, ndërmjet 40 vendeve të marra në konsideratë. Studimi mbi abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të

fëmijëve krahason zhvillimet dhe masat që kanë marrë vendet për t’iu përgjigjur kërcënimit të dhunës

seksuale dhe shfrytëzimit të fëmijëve.

“Out of Shadows” vlerëson Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), dhe Linjën

Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë ALO 116 111 si të vetmet mekanizma që raportojnë dhe ofrojnë

udhëzime për kërcënimet, shfrytëzimin dhe dhunën seksuale tek fëmijët.

Indeksi në vlerësimin e tij të vendeve është ndarë në dy pjesë: fushat e progresit dhe mangësitë e

vërejtura. Në raport cilësohet se Shqipëria ka arritje në krijimin e një kornize ligjore efektive për ta

luftuar dhunën seksuale ndaj fëmijëve. Shqipëria ka miratuar të gjitha konventat ndërkombëtare.

Ndërsa Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme si dhe institucionet e tjera si Ministria e Drejtësisë

dhe Drejtoria e Burgjeve paraqesin të dhëna mbi numrin e shkeljeve që regjistrohen nga abuzimet

seksuale te fëmijët. Këto të dhëna mblidhen nga Instituti i Statistikave, por nuk specifikohen se cilat

krime i përkasin fëmijëve. Ndër mekanizmat e raportimit cilësohet se Linja Kombëtare e Këshillimit për

Fëmijë ALO 116 është në dispozicion të publikut dhe fëmijëve dhe verifikon, referon dhe raporton të

gjitha shifrat që vijnë drejt saj të rasteve të shfrytëzimit, kërcënimit si dhe abuzimit seksual ndaj

fëmijëve.

Ndër mangësitë që ky raport rendit për Shqipërinë mund të permendim: mungesa e mbrojtjes së

fëmijëve të dhunuar seksualisht, ndërkohë që po zero pikë merr edhe mbrojtja e fëmijëve në internet.

Shqipëria merr notën zero edhe për mos-mbledhjen e të dhënave të detajuara mbi dhunën seksuale tek

fëmijët, si dhe angazhimin e paktë të mediave në këtë proces. Indeksi vlerëson si problematike mos

rregullimin ligjor në lidhje me blerjen e shërbimeve seksuale nga të miturit. Neni 113 i Kodit Penal,

ndonëse e ndalon prostitucionin, nuk specifikon mbrojtjen apo trajtimin që i bëhet nga ligji, fëmijëve që

punojnë si punonjës seksi apo që ofrojnë shërbime seksuale.

Raporti gjithashtu kritikon Shqipërinë për mungesën e programeve të parandalimit dhe trajtimit social të

autorëve të krimeve seksuale. Vendi ynë nuk ofron asnjë program mbështetës për dhunuesit si një

mënyrë për parandalimin e krimeve seksuale.

Sipas studimit BECAN thuajse 12% e fëmijëvë dhe adoleshëntëve në Shqipëri janë viktima të

ngacmimeve seksuale dhe rreth 5 % e tyre janë viktima të abuzimit seksual.

“Out of Shadow”, është një studim i përvitshëm i Njësisë së Inteligjencës së Revistës The Economist.

Studimi shqyrton mjedisin në të cilin ndodh dhe adresohet çështja; shkallën në të cilën kuadri ligjor i një

vendi siguron mbrojtjen për fëmijët nga dhuna seksuale; angazhimin dhe kapacitetet e qeverive të

vendeve të ndryshme në pajisjen me personel të institucioneve përkatëse dhe reagimin e tyre në

mënyrë të përshtatshme si dhe angazhimin e industrisë, shoqërisë civile, mediave në përpjektet e tyre

për ta zgjidhur problemin etj.

Informacionin e plotë mbi vlerësimin për Shqipërinë mund të gjeni në faqen e studimit të revistës The

Economist Intelligence Unit ;

https://outoftheshadows.eiu.com/wp-content/uploads/2019/01/AL_ALBANIA_PROFILE.pdf

Ndërsa të gjithë punën që CRCA Albania ndërrmer për mbrojtjen e fëmijëve ndaj dhunës seksuale, ju

mun ta gjeni në faqen; https://www.crca.al/sq

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme