Shqipëria ka luajtur baras (0-0) ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Euro 2024.
Megjithëse nuk kënaqi me lojë, dhe sidomos me rezultat ndaj një ekipi të konsideruar si më inferior, Shqipëria e arriti qëllimin.
Kombëtarja e shqiptarëve e mbyll këtë cikël kualifikues si lidere e grupit me 15 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Republika Çeke në pozitën e dytë.