Dosjet e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit do të publikohen në një faqe të posaçme.
Në një takim të posaçëm ku mori pjesë dhe deputeti çek Pavel Zacek , u theksua se tashmë disa studiues të rinj kanë nisur punën.
Për deputetin çek, hapja e dosjeve nuk sjell asnjë pasojë në shoqëri.
Për studiuesin Uran Butka, propaganda e ngriti komunizmin në mit.
Studiuesit nënvizuan rëndësinë e zbardhjes së të vërtetës, si një mundësi për të shikuar përpara dhe për të mësuar prej së shkuarës.