Shqipëria pritet ta ndihmojë Kosovën për krizën energjetike, Rizvanolli jep detaje

Obiliq | 16 Dhj 2021 | 16:40 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, tha se Shqipëria pritet ta ndihmojë Kosovën në përballje me krizën energjetike, raporton Ekonomia Online.

Rizvanolli sqaroi se janë në bisedime me të gjitha nivelet relevante atje.

“Kemi filluar bisedimet me të gjitha nivelet, me ministrat, kryeministrin e zëvendëskryeministrin dhe në nivel të KEK-ut dhe KESH-it dhe institucioneve tjera relevante dhe këto bashkëbisedime janë intensifikuar javëve të fundit kur gjendja tek ne ka filluar të përkeqësohet”.

“Republika e Shqipërisë deri tash vonë ka qenë duke importuar deri në 3 milionë euro energji për vete e ka pasur të pamundur të na ndihmojë përmes këmbimit”.

“Këto ditë jam duke i parë mezi janë duke e mbuluar kërkesën e vetë dhe kemi premtime që në momentin që është e mundur sado pak do të na ndihmojnë për ta kaluar këtë krizë, ndërsa ne do ta këmbejmë megavat për megavat kur ata kanë nevojë e ne kur të kemi tepricë”, tha Rizvanolli.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/kurti-thote-se-nje-ekspert-gjerman-do-te-ndihmoje-sanimin-e-prishjeve-ne-blloqet-e-kek-ut/

Të ngjashme