Shqipja dhe Tea rikthehen në Përputhen, përplasje e ashpër mes tyre

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Të premten ishte emisioni i fundit i Përputhen.

Rrugëtimi i të gjithë konkurrenteve në program përfundoi, mirëpo siç ishte njoftuar pak ditë më parë, duke filluar nga e hëna do të ketë një ribashkim të personazheve.

Ata do të sqarojnë me njëri-tjetrin të gjitha temat e lëna pezull.

Me anë të një postimi të bërë në rrjete sociale, Olsa ka bërë të ditur se përballja e parë do të jetë mes Shqipes dhe Teas.

Ajo ka publikuar një video të shkurtër nga debati i ashpër i dy konkurrenteve, të cilat flasin për çështjen e seksualitetit të Gracianos.

 Kujtojmë se konkurrenti në fjalë ishte shkaku që Shqipja u përjashtua nga Përputhen.

Të ngjashme