Dy golat e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës si dhe festa e tyre me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë në Botëror, është bërë lajm edhe në Zelandë të Re.
Gazeta “Herald” ka postuar një shkrim me titullin “Zviceranët e Ballkanit thonë fjalën përfundimtare”, ku në fotografi është Granit Xhaka me shqiponjë.
Xhaka kishte realizuar golin e barazimit teksa krejt në fund Xherdan Shaqiri kishte shënuar për fitoren e Zvicrës, 2 me 1, në një ndeshje që u komentua në gjithë botën.