Pas mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, kabinetet qeveritare të kryesuara nga kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj kanë bërë fotografinë e përbashkët, raporton Ekonomia Online.
Krerët e qeverive dhe pjesëtarët e kabineteve të tyre zgjedhën ta bëjnë shqiponjën në fund të takimit dy palësh, ku u nënshkruan nëntë marrëveshje.