Sikundër në Tiranë, edhe në Maqedoni shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, është pritur me protesta.
Ndërsa futej në Kuvend ku do të mbajë një fjalim para deputetëve, shqiptarë të shumtë ishin mbledhur para godinës duke kërkuar drejtësi për vrasjen e vogëlushit 4 vjeçar, Almir Aliu.
Maqedonia ka mjaftueshëm kohë që deri në qershor të ndërmarrë hapat e nevojshëm që do t’i sillnin datë për fillimin e negociatave.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini gjatë qëndrimit në Shkup dhe pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, shprehu pritshmëri të larta nga vendimi i Këshillit të Evropës duke shtuar se vendi u kthye në rrugën e duhur.
Me tone pozitive, u drejtua edhe komisioneri për zgjerim Johanes Han gjatë dorëzimit në duart e kryeministrit Zaev, të raportit të progresit për Maqedoninë, të publikuar dy ditë më parë nga KE.
Ai kërkoi pavarësinë e plotë të gjyqësorit dhe zgjidhje të çështjes së emrit me Greqinë.