“Shqiptarët e meritojnë BE-në, duhet të punojnë për standardet”

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 08:53 | Nga

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin në një deklaratë për mediat nga qyteti i Shkodrës ku ajo mori pjesë në festën e luleve është pyetur nëse e meriton politika shqiptare Evropën, por ajo u përgjigj shkurt dukë thënë se populli shqiptar e meriton Evropën.

Vlahutin, u shpreh se shqiptarët janë evropianë, ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet evropiane në Shqipëri.

“Populli shqiptar e meriton Evropën. Sepse bashkësia evropiane nuk është bashkësi polikanësh, por bashkësi midis njerëzve. Ky është fillimi më i bukur i javës së Evropës këtu. Kam ardhur me një pjesë të ambasadorëve të vendeve anëtare, jam e lumtur. Shkodranët janë evropianë prej qindra shekujsh, shqiptarët janë evropianë, ajo që duam të bëjmë është që të sjellim standardet evropiane këtu”, tha Valhutin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme