Shqiptarët nuk kanë më as nerva, as kohë, as energji, e as besim të ndjekin politikanët nëpër mitingje e protesta, sado ti mbështesin ata. Iku ajo kohë kush mbushin sheshet me dhjetra mijëra, si turma për të krijuar dekorin e partive.
Janë lodhur, mashtruar, përdorur e shpërdorur, janë vënë në rresht si delet, me lista nga drejtorët, të joshur me tollona nafte e të fyer me sanduiçë nëpër autobuza.
Protesta nuk është më një mjet efikas i luftës politike. Nuk ka më nevojë tu bërtasësh njerëzve në sheshe për të përcjellë idetë dhe platformat. Ka një mijë mënyra te tjera.
Shqiptarët tani duan të shikojnë veprime konkrete. Berisha nuk do të mbledhë kurrë më shumë se kaq njerëz në mitingje. Edhe përdorimi i nacionalizmës dhe Vuçiçit, nuk prodhoi asgjë më shumë. Forca e një lideri nuk tregohet më sesa njerëz mbledh në miting, por se çfarë do të bëjë realisht.
Nuk është më viti 1992, kur turmat histerike dhe shpresëmëdha mbushin sheshet në çdo cep të vendit.
Berisha sot e mori një mësim. Tani duhet të zërë mend, e të bëjë atë që ka premtuar, me demokratizimin e partisë(të paktën me pjesën e tij), fushatë të lirë, alternativa, votim… ndryshe do të mbëtet vetëm me rojet në bulevard.