Shqiptarët në kërkim ndërkombëtar, ndalohen se shëtisnin qentë pa maska

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 15:58 | Nga

Të dënuar nga drejtësia italiane me 30 vite burg me akuzën e vrasjes, e të shpallur në kërkim prej 2015, dy shtetas shqiptarë janë ndaluar ndërsa shëtisnin të qetë në rrugët e Roterdamit.

Të ndaluar nga policia holandeze me shkakun banal se kishin nxjerrë në shëtitje qentë e tyre pa maskën e detyrueshme mbrojtëse, dy shtetasit shqiptarë, nga verifikimet e rastit rezultuan në kërkim ndërkombëtar.

Policia italiane informon se janë arrestuar në Roterdam Redion Rakipaj, 27 vjeç, e Naim Vargo, 35 vjeç, të akuzuar për vrasjen në Itali të shtetasit maroken Said Wahdoud, 24 vjeç në natën e 12 janarit 2015.

Ndaj tyre ekziston një urdhër arrestimi ndërkombëtar dhe dënimi i drejtësisë italiane me 30 vite burg.

Sipas akuzës, dy shtetasit shqiptarë të arrestuar në Roterdam, së bashku me shqiptarët e tjerë Bojken Zeqo, 28 vjeç, Izmir Krasniqi, 25 vjeç e Ogert Rakipaj, kanë rrahur me dhunë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit maroken Said Wahdoud, si dhe kanë dhunuar mikun e tij Mohamed Es Soukti.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Torinos në zonën Lucento.

Motivi i kësaj vrasje ka qenë për shkak se dy shtetasit marokenë kanë shqetësuar një grup prostitutash, mikesha të shqiptarëve, përcjell Tema.

Në natën e krimit, policia italiane ka arrestuar dhe Ogert Rakipaj, i dënuar tashmë me 16 vjet burg si bashkëpunëtor i kësaj vrasje, si dhe shqiptarin Klevis Gropa, 28 vjeç, por ky i fundit është lënë i lirë, pasi u rrëzua akuza e vrasjes.

Menjëherë pas krimit, Redion Rakipaj, Naim Vargo, Bojken Zeqo e Izmir Krasniqi mendohej se janë larguar drejt Shqipërisë.

Por një natë më parë, policia holandeze i ka arrestuar ndërsa shëtisnin në rrugët e Roterdamit.

Arsye e ndalimit të tyre nga ana e policisë holandeze ka qenë banale për shkak se po shëtisnin qentë e tyre pa maskat e detyrueshme mbrojtëse.

Pas verifikimit të identitetit të tyre, u zbulua se dy ndaj dy shqiptarëve ekzistonte një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Pak muaj më parë avokatët e tyre Wilmer Perga e Davide Diana kanë prezantuar pranë autoriteteve italiane kërkesën për apelimin e dënimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme