Pesë parti politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc kanë arritur një marrëveshje historike teksa janë marrë vesh që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit, të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore
Pesë parti politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc – që njihet edhe si Lugina e Preshevës – kanë arritur një marrëveshje historike teksa janë marrë vesh që në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit, të garojnë me një listë të unifikuar zgjedhore, me synimin që të sigurojnë 3 deputetë në parlamentin serb.
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik, tha se pjesëmarrja e shqiptarëve në zgjedhje ka për qëllim fuqizimin e shqiptarëve në aspektin politik dhe se perms marrëveshjes synojmë arritjen e tri mandateve
Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, kanë arritur marrëveshje në fillim të këtij viti në Tiranë, me ndërmjetësimin e ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.
Shqiptarët që jetojnë në komunat në jug të Serbisë, thonë se ndaj tyre behet diskriminim i vazhdueshme nga shteti serb dhe se marrëveshja mes 5 partive do të sillte një ndikim me të madh te shqiptarët, por kjo do të ndodhte nëse ata do të përqendroheshin te të gjithë votuesit e mundshëm.
Pozicioni i shqiptarëve në Serbi ka qenë nën hijen e marrëdhënieve me Kosovën për dekada. Serbia tani ka një prirje të përmirësimit të marrëdhënieve me Shqipërinë, e cila ka kontribuar ndjeshëm në përmirësimin e bashkëpunimit me komunat e Preshevës dhe Bujanovcit.
Përgatitur për një mundësi reale pas këtyre zgjedhjeve që shqiptarët të behën të barabartë në vendimmarrje, jo vetëm në Kuvend por ta kenë edhe mundësinë të jene pjesë e ekzekutivit. Kjo prapë do të varet nga situata në Kosovë dhe si zhvillohet dialogu”, është shprehur Janjiq.
Ende nuk ka një numër të saktë së sa shqiptarë jetojnë në Serbi pasi ata kanë bojkotuar regjistrimin e fundit në Serbi në vitin 2011/Shqiptarja.