Lista Shqiptare ka refuzuar të bëhet pjesë e qeverisë së Krivokapiqit pasi kërkesat e saj nuk janë pranuar, as ato politike, as ato programore.
“Na është ofruar zv/kryeministri qe njëherësh do te ishte edhe ministër i Pakicave. Mirëpo ne e kemi refuzuar,” konfirmon për Abcnews, Mark Pashko Lucgjonaj nga Alternativa Shqiptare, pjese e Listës Shqiptare.
Kujtojmë që më parë, Nik Gjeloshaj dhe Krivokapiq kishin rënë dakord që Listës Shqiptare t’i jepeshin dy ministri, Ministria e Pakicave dhe ajo e Turizmit, si dhe shtatë zv. ministra ose sekretarë shtetërorë.
Me pas, i mandatuari ndryshoi gjithë projeksionet për qeverinë dhe programi politik i Listës Shqiptare u minimizua bashke me pozitat e dakorduara çka beri që Lista Shqiptare, pas konsultimeve të refuzonte të ishte pjese e qeverisë së re.