Shqiptarët janë të dytët në botë, pas marokenëve, që kanë arritur të marrin nënshtetësinë e Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2016.
Janë 67,500 shqiptarë që kanë marrë shtetësi në një nga vendet e BE-së në vitin 2016, ku 97 për qind e tyre kanë marrë nënshtetësinë e Italisë, ose Greqisë, nga kjo 54.7 për qind kanë marrë nënshtetësi italiane, 42.3 për qind greke dhe 0.8 për qind belge, thuhet në raportin e Agjencisë Evropiane të Statistikave (Eurostat), përcjell Telegrafi.
Në listë janë dhe kosovarët që renditën në pozitën e 28-të me 9,500 persona që kanë arritur të marrin nënshtetësinë. 41.6 për qind e tyre shtetësinë më një nga vendet e BE-së e kanë marr nga Gjermania, 37.7 për qind nga Italia dhe 7.5 për qind nga Suedia.
Në vitin 2016, rreth 995 mijë persona kanë fituar shtetësinë në një shtet anëtar të BE-së, nga 841 mijë në vitin 2015 dhe 889 mijë në vitin 2014. Nga numri i përgjithshëm i personave që fitojnë shtetësinë në një prej shteteve anëtare të BE në 2016, 12 për qind ishin ish-shtetas të një shteti tjetër anëtar të BE-së, ndërsa shumica ishin nuk ishin shtetas të BE, ose ishin pa shtetësi.
Grupi më i madh që fiton shtetësinë në një shtet anëtar të BE, ku jetonin në vitin 2016, ishin shtetasit e Marokut me 101,300 persona, 89 për qind prej të cilëve kanë marrë shtetësinë e Spanjës, Italisë ose Francës, duke u renditur përpara qytetarëve të Shqipërisë me 67,500, India me 41,700, më shumë se 60 për qind kanë marrë shtetësi britanike, Turqia me 32,800, pothuajse gjysma e fituar shtetësinë gjermane, Rumania 29,700, 44 për qind kanë fituar shtetësinë italiane dhe Ukraina me 24 mijë, 60 për qind kanë marrë shtetësinë e Gjermanisë, Rumanisë, Portugalisë ose Italisë.
Marokenët, shqiptarët, indianët, pakistanezët, turqit, rumunët dhe ukrainasit përfaqësonin së bashku rreth një të tretën apo 33 për qind të numrit të përgjithshëm të personave që fituan shtetësinë e një shteti anëtar të BE-së në vitin 2016. Rumunët me 29,700 persona dhe polakët me 19,800 ishin dy grupet më të mëdha të shtetasve të BE-së që fituan shtetësinë e një shteti tjetër anëtar të BE-së.