Ende nuk ka detaje për shqiptari e gjetur të pajetë brenda një makine, një ditë më parë në Itali. Policia nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje. Raportohet se 27-vjeçari është një person me precedent penal në të kaluarën.
Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që pikasën trupin e pajetë të Serxho Veizit, brenda automjetit tip “Volkswagen Polo”, ngjyrë gri, i parkuar në rrugën që lidh Ugenton me Casaranon. Pranë trupit të shtrirë në ulsen e pasagjerit, plot gjak, ishte edhe arma me të cilën dyshohet se u krye akti kriminal.
E pamundur, të paktën për momentin, të thuhet një gjë e tillë. Hetuesit e Komisariatit Taurisano janë akoma në kërkim të provave, për të kuptuar nëse ky ishte një gjest ekstrem nga 27-vjeçari, banor i provincës së Barit, i cili donte t’i jepte fund jetës së tij, apo nëse dikush tjetër ka hapur zjarr. Në këtë ngjarje ka shumë pika të paqarta. Trupi i pajetë ndodhet në morg dhe do të jetë mejku ligjor ai që do të përcaktojë nëse bëhet fjalë për vetëflijimi apo vrasje.
Sipas medieve fqinje, thuhet se Serxho Veizi ka qenë një person me precedent penal. 27-vjeçari raportohet se ka pasur një të kaluar, të lidhur me trafikun dhe tregtimin e drogës. Por ajo që e ngatërron të gjithë këtë histori, është arma e gjetur pranë trupit të viktimës. Pse do të duhej që vrasësi të largohej prej pistoletës?