Shqiptari sulmon me çekiç të fejuarën shtatzënë në Itali

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Një shqiptar u bë autor i një sulmi ndaj të fejuarës së tij shtatzënë.

Ngjarja ndodhi në zonën lindore të Milanos në Itali, ku shtetasi shqiptar goditi me çekiç partneren e tij.

Menjëherë vajza u dërgua në spital, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar, ndërsa 29-vjeçari shqiptar u prangos nga policia.

Ai është emër i njohur për policinë sepse ka precedentë penalë në të shkuarën.

Ndaj tij u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme