Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali. Atje, një 55 vjeçar shqiptar e ka vrarë me thikë ish- gruan e tij. Madje, për ta rënduar situatën ai nuk ka shprehur fare asnjë pendesë. Ky rast makabër që tronditi jo vetëm shtetin Italian, u trajtua sot në emisionin Kosova Today në Klan Kosova. Autori në deklaratën […]
Shqiptari vrau me thikë ish-gruan e tij: E bëra për t’i shpëtuar fëmijët

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali.
Atje, një 55 vjeçar shqiptar e ka vrarë me thikë ish- gruan e tij.
Madje, për ta rënduar situatën ai nuk ka shprehur fare asnjë pendesë.
Ky rast makabër që tronditi jo vetëm shtetin Italian, u trajtua sot në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.
Autori në deklaratën e tij para policisë kishte thënë se “E kishte bërë për të shpëtuar fëmijët”.
Lidhur me këtë ngjarje detaje ka dhënë gazetarja shqiptare e cila punon në Romë, Alba Kepi.
Kepi tha se i dyshuari ka deklaruar se “kishte dyshime se ish-gruaja po donte ta helmonte”.











