Në Zvicër sot ka ndodhur gjykim i parë i një personi për shenjën e njohur “like” të përdorur në rrjetin social, facebook. Një person i moshës 45 vjeçare e ka etiketuar luftëtarin e njohur për mbrojtjen e kafshëve, dr.
Erwin Kessler dhe shoqatën “kundër fabrikave të kafshëve” si “antisemit” gjegjësisht “shoqatë antisemite”, “racistë dhe “fashistë”, shkruajnë mediat zvicerane.
Krahas kësaj, ai i ka shënuar me “like” shumë postime të personave të tretë me përmbajtje të ngjashme, si dhe i ka komentuar dhe i ka shpërndarë ato.
Duke bërë “like”, personi i përmendur në mënyrë indirekte, me vlerësimin si pozitive të atyre postimeve dhe me shpërndarjen e tyre ai ka lënduar personin të cilit i referoheshin këto “like”. Pra ai në këtë mënyrë edhe i përvetësonte ato etiketime, është qëndrimi i Gjykatës së Qarkut të Cyrihut.
Veç kësaj ai shpërndante përmbajtje të ndryshme në facebookduke i bërë ato të qasshme për një publik më të gjerë, thuhet në vendimin gjyqësor.
Nga ana tjetër, i akuzuari është përpjekur që “like”-t e tij t`i sqarojë duke theksuar se përmbajtjet e postuara i konsideronte të vërteta. Veç tjerash ai ka thënë se është e vërtetë që Erwin Kessler para disa vitesh qe dënuar për racizëm, përcjell albinfo.ch.
Por, “likuesi” nuk ka mundur të dëshmojë racizmin e të etiketuarit me ndonjë veprim të tij aktual në atë drejtim. Gjykata e ka dënuar personin në fjalë për shpifje të shumëfishta me dënim me kusht prej 40 njësish ditore nga 100 franga. Por ai ka të drejtë ankese në Gjykatën e Lartë të Cyrihut.