Shqyrtimi i lëndës ekstraduese të Haradinajt mbahet më 9 shkurt

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 11:59 | Nga

Seanca e paralajmëruar dje për liderin e AAK-së Ramush Haradinaj, që ka filluar në orën 11 në Colmar të Francës ka përfunduar.

Avokati mbrojtës i Haradinajt, Arianit Koci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka konfirmuar se seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese për Haradinajn mbahet më 9 shkurt.

“Lënda e sajuar dhe e motivuar politikisht nga ana e Serbisë, sot i është dorëzuar z. Haradinaj dhe mbrojtjes. Seanca për shqyrtimin e lëndës ekstraduese, mbahet me datën 9 Shkurt 2017. Asgjë nuk e ndal!”, ka shkruar avokati Koci.

Haradinaj është ndaluar  në Francë me një urdhërarrest të shteti të Serbisë, teksa më pas arriti të lirohej me kusht, pas arrestimit që iu bë në aeroportin e Bazelit më 4 janar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme