Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, këtë të mërkurë ka shqyrtuar Projektligjin për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi.
Në mbledhjen e Komisionit të pranishëm ishin të pranishëm Fitore Pacolli – Kryetare e Komisionit, Isak Shabani-Kryesues i Grupit Punues, dhe anëtarët tjerë të Komisionit, raporton Ekonomia Online.
Në rend dite u shqyrtua Projektligji nr.08/L-246 për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit më bashkëpronësi.
Kryesuesja Pacolli tha se Projektligji për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi është shumë i rëndësishëm sidomos për qytete të mëdha si Prishtina, Peja, Gjakova etj.
“Ne sot po e diskutojmë këtë ligj në mënyrë që me u mundu me qenë i zbatueshëm. Isak Shabani Kryesues i ligjit punës tha “ligji i parë ka hy në fuqi në prill të vitit 2009 më pas është nxjerr ligji i ri në gusht sipas ministrisë se mjedisit gjatë zbatimit të dispozitave ligjore.”
Ajo tha se në vitin 2023 Qeveria ka sjell në Kuvend projektligjin e ri që ka 63 nene dhe ka për qëllim ti kryej detyrimet në administrimin e ndërtesës dhe lagjes në bashkëpronësi.
“Dëgjimi publik është një mundësi e veçantë diskutimet dhe propozimet që do dalin nga ky takim do të vlerësohen”, shtoi Pacolli.
Ndërkaq Ramë Hamzaj, përfaqësues i Ministrisë deklaroi se ky projekt ligj ka për qëllim ligjin që është në fuqi.
“Kemi shumë probleme në ndërtesat për bashkëpronësi ky projekt ligj e rregullon fushën e regjistrimit të ndërtuar para dhe pas luftës Përmes këtij ligji do thjeshtësojmë procedurat dhe të regjistrohen në regjistrin e komunave në bashkëpronësi dhe regjistrat e banorëve”.
Sipas tij këta banorë kanë mundësi deri te aplikimi i subvencioneve, duhet krijuar një mjet rezervë për me e bë mirëmbajtjen rregullimin e hapësirave të gjelbra.
“Disa banesa janë të prodhuara ilegalisht sepse nuk kanë certifikatë banimi, përmes këtij ligji rregullohet pjesa mobile ndaj parcelave të ndërtuara ne bashkëpronësi deri në mos ardhjen e konfliktit verbal si ka qenë ai i Prishtina- Parking. Me këtë projektligj synojmë parime të rregullta me kontrata përmbarimore. Sa i përket te pjesa e ngritjes së kapaciteteve në bashkëpunim me UP kolegji AAB, UBT ne mendojmë se në secilin qytet duhet të ketë administrator të cilët do merren me administrimin e banesave në bashkëpronësi”.
Sami Mehmeti drejtor kompanie tha se në kushte ndërtimore janë të obliguar të sigurojnë për çdo njësi banesore,
“ 40 banesa ne jemi të obliguar të fusim 40 garazhda qe të krijojmë mundësi që të shiten varësisht në çfarë zone”.
Përfaqësuesi i Ministrisë, Hamzaj tha se kanë obligim ligjor në ndërtesat në bashkëpronësi për hapësirat për këta banorë që të ndahet njësi për banorë të cilët kanë mundësi ti realizojnë takimet e tyre dhe nevojat.
“Mos shitja e këtyre pjesëve duhet ta shesin në njësi të veçantë. Themelimi i këtyre pjesëve duhet të jetë në dispozicion të këtyre qytetarëve kjo hapësirë duhet të iu takojë qytetarëve nuk duhet të shitet por të jete pjesë e bashkëpronësisë”.
Bajram Kazakiqi shtroi pyetje rreth ndërtesat që janë ndertuar para lufte tash janë të banuara.
“Nësë flasim për mirëmbajtjen e ndërtesave pastrimi, ky ligj si e rregullon e eleiminin ndërmarrjen banesore apo si?
Hamzaj tha se ne ligj ne e kanë përcaktuar që të merren edhe me ndërtesat e ndërtuara para lufte, e që sipas tij këto ndërtesa duhet të ndërtohen më kadastër bashkëpronësi.
“Hapësirat duhet të jenë në bashkëpronësi të qytetarëve sipas normave që janë të rregulluara me ligj, duhet të jenë në dispozicion të qytetarëve bashkëpronarëve. Kjo ndodh pasi të krijojmë zyrtarë përgjegjës për regjistrimin e tyre pastaj administrimi nga kush ndodh vendos kryesia e kuvendit të banorëve.”