Shri Lankë, shkon në 290 numri i të vdekurve pas sulmeve me bombë në kisha dhe hotele

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Ka shkuar në 290 numri i të vdekurve pas tetë sulmeve më bombë që ndodhën në kisha dhe hotele dje në Shri Lankë.

Mbi 500 persona kanë mbetur të lënduar, në mesin e tyre edhe dhjetëra të huaj – Policia ka arrestuar 24 persona deri tash.

Ministria e Mbrojtjes atje bëri të ditur se shumica e sulmeve janë kryer nga vetëvrasës me bombë, të cilët i përkasin një grupi, por akoma nuk dihet se kush janë.

Vendi ka njoftuar se ka shpallur orë policore me efekt të menjëhershëm, se do të impononte një ndalim mediatik “të përkohshëm” pas këtyre shpërthimeve, ndërsa rrjetet online, duke përfshirë Facebook dhe WhatsApp, janë bllokuar.

Shri Lanka është në shok pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve, duke qenë këto sulmet më vdekjeprurëse që nga përfundimi i luftës civile atje më 2009.

Të ngjashme