Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 122 pacientë.
Prej tyre, 36 janë të konfirmuar me Covid-19, 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 91 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
“Në QKUK janë të shtrirë 85 pacientë: 1 pacientë janë në gjendje të rënduar, 15 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 69 janë me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 25 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë dhe Klinika e Pulmologjisë, 60 pacientë”, thuhet në njoftim.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 37 pacientë: 21 të konfirmuar pozitivë, 22 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rëndë.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 4 pacientë, Spitali i Pejës, 14 pacientë, Spitali i Gjilanit, 4 pacientë, Spitali i Ferizajt, 1 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 6 pacientë.